Kumanova dhe shumë pyetje që nuk po marrin përgjigje

Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë jetët e humbura në konfliktin e armatosur në Kumanovë. Humbja e jetëve është e dhimbshme dhe e pa-kthyeshme, për të gjithë qeniet humane pavarësisht dallimeve etnike, religjioze, dhe nga cila palë vijnë ato. Është për të ardhur keq, pasi informacionet lidhur me civilët që kanë pësuar në konfliktin e Kumanovës ende nuk janë komunikuar nga ndonjë burim zyrtar.

Një çështje për mua është kontradiktore. Ambasada Amerikane (përpara autoriteve të vendit), dje në mesditë shprehu ngushëllime si për familjet e policëve, ashtu edhe për familjet e civilëve të vrarë. Një veprim i tillë diplomatik, lë të kuptohet se midis të vrarëve ka edhe qytetetarë të asaj zone (pasi ngushëlluan edhe familjet e civilëve). Shprehja e ngushëllimeve nga një ambasadë, nënkupton se disponojnë me informacione të konfirmuara paraprake për numrin e atyre që kanë pësuar nga konflikti. Informacionet e konfirmuara për trupat diplomatike të akredituara në vend, sigurohen në rrugë zyrtare nga MPB-ja.

Pse atëherë MPB-ja nuk i komunikon informacionet e tilla edhe me opinionin, qofshin edhe indikative?! Është detyrim dhe përgjegjësi ligjore nëse jo morale dhe etike, që nga konflikti në Kumanovë, të zbulohen informacionet e plota dhe jo të pjesshme nga ana e MPB-së. Informacionet e pjesshmë, jo vetëm krijojnë huti dhe mungesë besimi nga qytetarët në drejtim të institucionit në fjalë (pasi mungesa e besimit është e dukshme tani per nje kohe me te gjate), por për më tepër, thellojnë hendekun etnik mbi palët e përfshira në konflikt, që nuk shkon në favor të gjendjes aktuale në vend.

Gjithashtu, habit fakti i mos-reagimit të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Maqedni, me mision të qartë për ndihmë në raste të këtilla si ky i Kumanovës. Në Shkup kanë prezencë me zyrat e tyre edhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara (UNHCR, IOM, UNICEF, etj..). Migrimi i qytetarëve (fëmijëve, grave, pleqve) qoftë brenda apo jashtë shtetit, mungesa e ushqimit dhe barnave për to, duhet t’I vëjë në livizje këto organizata ndërkombëtare pasi është në misionin dhe mandatin e tyre që të reagojnë në raste të këtilla kur popullata civile ka nevojë për ndihmë humanitare. Nuk ka nevojë për “ftesë zyrtare” ndaj këtyre organizatave, pasi kjo është situatë emergjente dhe si e tillë, kërkon intervenim të shpëjtë dhe të menjëhershëm n ga ana e tyre, kjo është edhe në mandatin e tyre.

Kush e solli këtë gjendje në qytetin multi-etnik pikerisht ne Kumanove?!! Ka shumë e shumë përgjigje dhe ndoshta nuk është koha tani për tani të kërkohen përgjegjësitë, se ato janë të shumta. Megjithatë, kjo gjendje ka një përgjigje të përgjithshme pasi është rezultat i korelacionit “ Shkak-Pasojë”. Mediat, por edhe zërat e ndryshëm po merren kryesisht me pasojat e konfliktit të armatosur. Shkaku është më i rëndësishëm që të konsiderohet që t’mos përsëriten situata të ngjajshme në të ardhmen, pasi duhet kërkuar arsyet që sollën deri në këtë gjendje.

Kush ishte arsyeja?!!!! Shumica prej nesh aludon ne perjgije potenciale, por koha do ta deshmoje pergjigjen e vertete, dhe uroj qe mos te jete aq e dhimbshme edhe pse e verteta ndonjehere dhemb fort.

Lajme të ngjashme

Back to top button