Paraburgim për pesë persona për përplasje të armatosur në zonën Jabllanicë

Tridhjetë ditë paraburgim ka caktuar gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore në Tetovë për gjithsej pesë persona nga Merova si të dyshuar se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur që të enjten ka ndodhur në afërsi të fshatit në zonën Jabllanicë kur dy persona e humbën jetën, ndërsa edhe dy u plagosën rëndë, informojnë nga policia e Tetovës.

Njëri prej të dyshuarve F.A. (20) është në arrati, ndërsa midis të dyshuarve janë edhe dy të plagosur F.A. (32) dhe S.A. (26) si dhe Sh.A. (21) dhe M.A. (52) të cilët u arrestuan dhe u mbajtën nga policia pas ngjarjes.

Sipas informacioneve nga Prokuroria Themelore Publike -Tetovë nga ana e tyre është sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për kryerjen e veprave penale – vrasje dhe nga një vepër penale përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse, ndërsa për njërin prej të dyshuarve për kryerje të veprës penale, përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materi spërkatëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button