Koha: Tre polic të vrarë dhe 12 të plagosur në Kumanovë

Siç mëson gazeta KOHA, jozyrtarisht thuhet tre policë kanë mbetur të vrarë dhe 12 të plagosur nga aksioni policor në Kumanovë.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tani nuk është i kapshëm për pronocim, ai paraprakisht për Portalb konfirmoi aksionin policor duke thënë se policia është përleshur me një grup të armatosur.

Zëvendësministri Zemri Qamili, edhe këtë herë është i zënë për prononcim.

Më herët gazeta Koha lajmëroi se gjithë aksioni kishte filluar herët në mëngjes, kur pjesëtarët e Njësitit për Intervenim të Shpejtë, kanë tentuar të kapin një grup të armatosur, për të cilin policia ka pasur informacion se është strehuar në një shtëpi në Kumanovë.

Madje, siç merr vesh jozyrtarisht Koha, informatat policore kanë qenë se ky grup është bërë gati për të sulmuar stacionin policor në Kumanovë, dhe për këtë shkak është organizuar aksioni në fjalë. Mirëpo gjatë realizimit të tij, policët kanë hasur në rezistencë të armatosur, me ç’rast janë shënuar një numër i madh i të plagosurve nga radhët e tyre. Policët janë dërguar në spital.

Nga ana për shkak të bllokadës së rrugëve të Kumanovës që shpijnë deri në vendin e ngjarjes, nuk mund të mësojmë për numrin viktima në mesin e grupit të armatosur. Ajo që dihet është se një shtëpi ku supozohet se ata kanë qëndruar, është djegur e tëra si pasojë armatimit të hedhur ndaj saj, ndërsa edhe disa shtëpi tjera në afërsi kanë pësuar dëmtime. Për momentin nuk ka të shtëna por vërehen ekipe të shumta të ambulancave dhe ekipeve mjekësore të ardhura nga Shkupi.

LEXO: Aksion policor në Kumanovë, digjet shtëpia, polic të lënduar (VIDEO)

LEXO: FOTO-VIDEO nga situata në Kumanovë

LEXO: Bastiset një familje nga polcia në fshatin Hotël (FOTO)

LEXO: Mediat bëjnë apel për përmbajtje dhe qetësi!

LEXO: Bllokohet autostrada në Kumanovë

LEXO: BDI me komunikatë për Kumanovën: Mos bini pre e provokimeve

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Bdi e nderuar shkruaj ne prizmin e nje intelektuali pa pranga partiake. Nuk dij nese politika e shteteve europiane do te kishte vepruar si ju aq te ngathet kur vriten femijet e pa fajshem. Nuke dij nese ndjeni tani edhe ju nje pjese faji. Por mua sme duket e logjikshme edhe gjakftoftesia e skajshme qe preferoni kur eshte jeta e femijeve ne pyetje.

Back to top button