Tmerr në Maqedoni: me 4,5 vjet burg dënohet një gazetar!

Këshilli i gjyqtarëve me në krye Dijana Gruevska – Ilievskën e ka dënuar të hënën gazetarin Tomisllav Kezharovski me 4 vjet e gjysmë burg në procesin e ashtuquajtur “Likuidimi” për gjoja zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur.

Ka që thonë që ky dënim, megjithatë, është shqiptuar për shkak të gazetarit edhe më të njohur Nikolla Mlladenov, i gjetur i vrarë pas një fatkeqësie komunikacioni të paqartë, për fatkeqësinë e të cilit Kezharovski ka dashur të bënte një gazetari hulumtuese, me qëllim zbardhjen e saj. 

Gazetarit Tomisllav Kezharovski iu shqiptua dënimi për shkak se e ka hulumtuar vdekjen tash për tash të pasqaruar mjaftueshëm të pronarit të gazetës “Fokus”, Nikolla Mlladenov, i ka deklaruar portalit “Plusinfo” avokati Andrea Radinovski, po ashtu i përfshirë në procesin “Likuidimi”.

-Nuk njihesha më parë me Kezharovskin, u njohëm në sallën e gjyqit. Shkaku i vetëm, për të cilin konsideron se është thjesht ndjekje, është hulumtimi që ai ka bërë rreth vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov – ka deklaruar avokat Radinovski.

Ka reaguar në Twiter dhe komisari për zgjerim i BE, nga VMRO i quajtur, me naivitet, “vojvodë”, Shtefan Fyle, pas shqiptimit të vendimit gjyqësor me burg për gazetarin Kezharovski: “Me shqetësim e ndjek me muaj rastin e gazetarit Kezharovski. Me kujdes do ta analizoj dënimin.”
Ky është një tmerr në Maqedoni. 

Të tmerruar: 

– Vetë gazetari;
– Familja e tij;
– Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë;
– Dunja Mijatoviq, OSBE;
– Rikardo Gutieres, nga Federata Evropiane e Gazetarëve;
– Shumë kolegë gazetarë;
– Dora vetë;
– E të tjerë…

SOS! Liri për gazetarinë! 

Lajme të ngjashme

Back to top button