Ministri Neziri, nikoqir i Konferencës ballkanike për turizmin

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri sot bëri hapjen e Konferencës ballkanike të turizmit, e cila nën organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Organizatës për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), për herë të parë mbahet në Shkup.

Ministri Neziri gjatë paraqitjes së tij u uroi mirëseardhje përfaqësuesve të Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë, duke shtuar se vizioni për turizmin në Maqedoni është ndërtimi i imazhit të destinacionit të njohur evropian, i bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore, vend që do të jetë i njohur sipas prodhimeve dhe shërbimeve, me parashenjë për qëndrueshmëri dhe cilësi të lartë, në nivel të përvojave më të mira botërore.

Ministri Neziri tha se qëllimi i organizimit të kësaj konference është që Ballkani të ofrohet si një destinacion turistik, pasi çdo vend e ka ofertën e tij të veçantë për turizmin, dhe me shkëmbimin e përvojave dhe pikëpamjeve të tyre për turizmin, dhe me ndihmën e ekspertëve nga Organizata për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), do të mundemi të mësojmë metodat më të mira për zbatimin e ofertave turistike.

Zëvendës ministrja e Zhvillimit ekonomik, turizmit, tregtisë dhe sipërmarrësisë të Shqipërisë Brulinda Paskali, tha se Maqedonia zë vendit e dytë për nga numri i tusristëve që vizitojnë Shqipërinë, dhe është shtet shumë i rëndësishëm në zhvillimin e turizmit shqiptar.

Përfaqësuesi i Organizatës për zhvillimin industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) Adnan Sariç tha se UNIDO si organizatë e Kombeve të Bashkuara ka për detyrë të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe për këtë arsye ka dhënë mbështetje financiare në zhvillimin e klastereve të turizmit në rajonin e Ohrit dhe Tikveshit në mënyrë që me rritjen e konkurrencës dhe qasjes së ndërmarrjeve në tregje të reja, të përforcohet bashkëpunimi dhe lidhjet mes turizmit dhe sektorit të prodhimit.

Përmes video-masazhit kryetari i Organizatës botërore të turizmit Taleb Rifai përshëndeti mbajtjen e konferencës duke shtuar se ajo një mundësi e mirë për vendet e Ballkanit, të cilat kanë një histori të veçantë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button