Pap testi, çka është dhe kur duhet të bëhet

Pap testi është një lloj analize citologjike, e hulumtimit të qelizave anormale të pjesës vagjinale të qafës së mitrës (portio vaginalis uteri).

PAP testi zakonisht merret gjatë vizitës gjinekologjike, por pacientja mund të shkojë te gjinekologu enkas për marrjen e kësaj analize. Për marrjen e kësaj analize duhet: një spekulum ose dy ekartere, shpatull druri, shkop druri me vat, qelq mbajtës, alkool për fiksim dhe në fund ngjyrosja e preparatit në laboratorin përkatës. PAP testi merret nga mjeku gjinekolog, me një rregull të caktuar. Marrja e analizës së PAP testit nuk shoqërohet fare me dhimbje.

Metodën e ngjyrimit e zbuloi para 50 vitesh shkencëtari amerikan me prejardhje greke Papanicolau, sipas të cilit edhe vet analiza e ka marrë emrin PAP test-i.

PAP testi këshillohet të merret një herë në vit, te çdo femër e moshës së riprodhimit dhe seksualisht aktive. Me marrjen e rregullt të analizës së PAP testit, ulë riskun për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës në rreth 90% të rasteve. Optimale është marrja e PAP testit çdo 6 muaj, ndërsa e detyrueshme një herë në vit. PAP testi mund të bëhet në cilëndo fazë të ciklit menstrual, por më e këshillueshme është rreth mesit të ciklit menstrual.

Nëse ndryshimet zbulohen me kohë-herët, atëherë mjekimi është i thjeshtë, relativisht i lehtë dhe relativisht i lirë. Saktësia e PAP test-it është rreth 75-80% të rasteve, ndërsa në kombinim edhe me metoda të tjera (Kolposkopia punch biopsia) saktësia diagnostikuese arrijnë deri në 90%. Abnormlitet e PAP test-it përfshijnë para së gjithash shkallë të ndryshme të displazionit të qelizave të porcionit vagjinal të qafës së mitrës, sidomos ndryshimet në dukjen, formën, (diskariozë). madhësinë, intensitetin e ngjyrosjes së bërthamave të këtyre qelizave si dhe çrregullime në intensitetin e maturimit të epitelit, gjegjësisht kanceri fillestar-mikrokarcinom.

Displazionet janë të pranishme në rreth 2-5% të grave. Potenciali malinjë i këtyre ndryshimeve (risku i kalimit në kancer) është rreth 10-15%, ndërsa nëse flitet për CIS, atëherë risku për kalim në kancer të qafës së mitrës ngritët në 30-50%.

Lajme të ngjashme

Back to top button