Pamje ekskluzive të hyrjes me dhunë në BFI! (VIDEO)

ALSAT ka siguruar pamje ekskluzive nga kamerat e sigurisë, që tregojnë pikërisht momentin e hyrjes me dhunë në institucionin e Bashkësisë fetare Islame.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, dhe siç mund ta shihni nga këto pamje, turma ka hyrë e organizuar. Njëra pjesë e të pakënaqurve ka hyrë nga anash, ndërsa pjesa tjetër ka kapërcyer kangjellat e portës së madhe, për t’iu drejtuar derës kryesore të Bashkësisë Fetare Islame.

Pamjet janë pa audio, pasi janë siguruar nga kamerat anësore të sigurisë së institucionit fetar. Ish myftiu Ibrahim Shabani, ish sekretari i BFI-së Afrim Tahiri dhe Sekretari i Myftinisë së Shkupit Skënder Buzaku, arsyetojnë aktin me mungesën e legjitimitetit nga ana e Sulejman Rexhepit për të ushtruar funksionin e Reis ul Ulemasë së BFI-së, madje jo-legjitimiteti buron nga Kushtetuta dhe aktet normative të BFI-së. Por nga ana tjetër, kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi, e quajti aktin e uzurpimit të dhunshëm si tentativë për nxitjen e mosmarrëveshjeve brenda komunitetit mysliman, e motivuar edhe nga kriza politike në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button