Gruevski: Anëtarësia kërkoi të reagojmë më ashpër

Përderisa qytetarët janë duke protestuar para Parlamentit, kryeministri Nikolla Gruevski ishte pjesëmarrës në lajmet e televizionit Sitel, ku komentoi protestat e djeshme.

Ai tha se anëtarësia e partisë është e revoltuar për atë se çfarë ka ndodhur dje përpara qeverisë dhe kërkon që të reagojmë më ashpër

“Anëtarësia e partisë është e revoltuar për atë se çfarë ka ndodhur dje përpara qeverisë dhe kërkon që të reagojmë më ashpër. Madje po dëgjojë se po bëhen gati lista me njerëz të cilët vet po organizohen që të përgjigjen ndaj provokimeve të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski në lajmet e TV Sitell.

Sa i përket materialeve të publikuara nga Zoran Zaev, ai tha se bëhet fjalë për materiale që janë të ngjitura, të prera dhe montuara, të cilat edhe po të jenë të sakta përsëri flasin për atë se MPB ka dëshiruar që ta zgjidh rastin dhe të mos e fsheh atë nga opinion.

Për protestën e paralajmëruar më 17 maj, Gruevski tha se ata si institucione dhe shtet janë të përgatitur të reagojnë ashtu siç duhet por që pret situate të esakloj për arsye se këtë e dëshiron Zoran Zaev nëpërmjet bombave që i ka paralajmëruar.

“Paralajmërimet për Monstrën, pretendimet për diçka në lidhje me emrin, vdekja e Mlladenovit dhe materiale të tjera të prera, ngjitura dhe të montuara, me këto, në mënyrë jo të ndershme dëshiron të vjen në pushtet”, ka deklaruar Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button