SPGM: Metoda të dhunshme dhe brutale kundër gazetarëve

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGM), shumë ashpër reagon për metodat e dhunshme dhe brutale ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve nga policia në demonstratën para Qeverisë, të cilët e kishin të pamundur ta kryejnë punën e tyre.

“Në përpjekje për ti shtypur demonstruesit, policia jo vetëm që nuk i ka mbrojtur ekipet e gazetarëve, por i ka trajtuar ata si protestues, duke mos ua pranuar legjitimitetin e tyre si gazetarë. Kolegët tanë kanë qenë të shtypur, zvarritur, të shkelur dhe vetëm qëndrueshmëria e tyre, i ka ndaluar që edhe ata të jenë viktimë e brutalitetit policorë”, thuhet në reagimin e SPGM.

Nga sindikata informojnë që edhe anëtarët e SPGM-së, kanë qenë dëshmitar që ekipet e gazetarëve kanë qenë të penguar ti incizojnë dhe regjistrojnë rrahjen dhe lëndimit e demonstruesve. Nga SPGM besojnë se për këtë sjellje të policisë ndaj ekipeve të gazetarëve, drejtpërdrejt përgjegjës janë udhëheqësit e MPB-së dhe lajmërojnë se për këtë sjellje të tyre do të njoftohen Federata Ndërkombëtare dhe Evropiane e Gazetarëve, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe të gjitha asociacionet relevante në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button