Imamë të Myftinisë së Shkupit kundërshtojnë Ibrahim Shabanin

Kanë vazhduar reagimet për përplasjet në institucionin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Dukë dënuar ashpër veprimet e muftiut të shkarkuar të Shkupit, Ibrahim Shabani, ata kanë thënë se qëndrimet e tij janë individuale dhe se anëtarët dhe imamët që janë në kuadër të kësaj muftinije, nuk e mbështesin atë. Në emër të imamëve të Shkupit dhe rrethinës, foli anëtari i Myftinisë së Shkupt, Nevzat Ahmeti, I cili tha se përgënjeshtrojnë të pavërtetën që e lansojnë disa individë, të cilët, sipas tij, me dhunë rrënojnë institucionin e BFI – së në emër të muftinisë së Shkupit.

“Prandaj, ju bëjmë me dije të gjithëve, ne jemi imam me plotëkuptimin e fjalës, jemi zëri I arsyes, jemi zëri I së vërtetës, për ti dhënë fund katrahurës së krijuar nga individë që kanë dëmtuar imazhin e institucionit të muftinisë së Shkupit dhe BFI – së. jemi këtu për të demonstruar kompaktësi si imam, që tua bëjmë me dije të gjithëve, nuk lejojmë përçarje në mesin e muslimanëve të Shkupit dhe I dënojmë të gjithë aktet e dhunës.” Ahmeti tha së imamët e Shkupit mbështesin kushtetutën e BFI – së dhe kreun e saj, Sulejman Rexhepi dhe dënojnë çdo veprim që nuk bazohet në atë kushtetutë.

“Ju bëjmë me dije se fuqishëm qëndrojmë pas vendimeve të Rijasetit të BFI – së dhe Reis Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit si dhe respektojmë kushtetutën e BFI – së dhe të gjithë aktet normative të saj. Cdo përpjekje që është në kundërshtim me kushtetutën e BFI – së dhe organit më të lartë të Rijasetit për ne është e papranueshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button