Griezmann është synimi i radhës për Mourinhon

Pasi ia bleu edicionin e kaluar dy nga lojtarët më të mirë të saj, Diego Costën e Felipe Luis, Chelsea tani ia ka mësyer Atletico Madridit në një mision tjetër.

Antoine Griezmann është synimi i radhës për Jose Mourinhon. Superylli francez po kalon edicion fantastik me Atleticon duke qenë në fokusin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Mediat angleze shkruajnë se Mourinho ka ndarë 43 milion funta për Griezmann që është synimi kryesor për afatin kalimtar të verës.

Për Griezmann, Mourinho është i gatshëm të ofroi edhe lojtarë në këmbim dhe se rikthimi i Felipe Luis është një nga opsionet e mundshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button