Maqedonia në fund të listës së shfrytëzuesve të programeve hulumtuese të BE-së

Zvicra, Holanda dhe vendet nordike në pjesën më të madhe i shfrytëzojnë mjetet për financim të programeve hulumtuese në BE, njoftoi korresepondenti i MIA-s nga Geteborgu.

Nga Programi i shtatë kornizë i BE-së, që ka filluar të realizohet në vitin 2007 dhe përfundon këtë vit, më shumë para, llogaritur në euro për kokë banori, ka marrë Zvicra (197), Islanda (172), Danimarka (144), Holanda (143), Suedia (136), Finlanda (128) dhe Norvegjia (113). Në fund të listës të vendeve-anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE, shfrytëzues të mjeteve për programe hulumtuese evropiane, është Turqia me vetëm 2 euro për kokë banori, ndërsa menjëherë pranë saj janë Maqedonia dhe Rumania me nga 5 euro dhe Serbia me 7 euro. 

Në rajonin e Ballkanit më shumë dobi nga programet hulumtuese të BE-së ka Greqia me 72 euro për kokë banori, Sllovenia me 67, Kroacia me 16 dhe Bullgaria me 11 euro. Nuk ka të dhëna aktuale për Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, shkruan gazeta suedeze “Geteborg-posten”.

Konkurrenca është e fuqishme kur bëhet fjalë për fondet investuese të BE-së të dedikuara për progamet hulumtuese, të cilat në periudhë prej 7 vjetëve arrijnë gjithsej 70 miliardë euro.

“Bëhet fjalë për model për të cilin janë pajtuar të gjithë, edhe pse kohë pas kohe dëgjohen ankesa në disa vende, si për shembull në Bullgari dhe Rumani, të cilat përballen me vështirësi serioze që të përballen me konkurencën e fuqishme”, thotë eurodeputeti suedez, Kent Johanson. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button