Këshilla shëndetësore për nënat e reja

Në mitër foshnja është e lidhur me qarkullimin e gjakut tuaj nëpërmjet kordonit umbilikal (kërthizës).

Përmes zorrës së kërthizës rrjedhin teri te foshnja gjëra të dobishme dhe të dëmshme. Prandaj është e këshillueshme të mos pini alkool dhe duhan gjatë shtatzënisë dhe mundësisht të mos qëndroni në lokale ku pihet duhani.

Para se të përdorni barna duhet patjetër të këshillohuni me mjekun, maminë apo farmacistin.

Kur duhet patjetër t’i lajmëroheni mamisë tuaj, mjekut apo të shkoni në maternitet :

-nëse keni gjakderdhje ,

-nëse humbet uji i frytit ,

-nuk i ndjeni më lëvizjet e foshnjës ,

-villni shumë,

-keni dhembje të forta ,

-keni temperaturë prej disa ditësh ,

-pas ndonjë rrëzimi apo aksidenti ,

-keni dhembje të forta koke apo ju duket sikur të keni miza para syve ,

-keni shtërzime të barkut (kontraksione).

Lajme të ngjashme

Back to top button