Mësoni të hani me masë

A keni ngrënë ndonjëherë një çips të tërë dhe madje as nuk jeni ndier të uritur? Nëse është kështu, i takoni një grupi të madh njerëzve që nuk hanë me masë.

Mospasja e masës në ushqim rrit rrezikun nga krijimi i trashjes, e cila është shkaku kryesor i krijimit të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zëmrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, sulmin në zemër dhe tru, sëmundjet e nyjave dhe problemet psikologjike, siç janë depresioni, ankthi dhe stresi.

Trashja nuk është diçka që duhet ta merrni si të mirëqenë. Ndonjë kilogram më shumë nuk paraqet problem, por duhet ta dini që trashja në fakt kështu fillon.

Këta pak kilogramë bëhen shumë më të mëdhenj dhe fillojnë të drejtojnë jetën tuaj, çka definitivisht nuk është synimi juaj.

Hapi i parë në reduktimin e rrezikut nga krijimi i trashjes është ushqim i rregullt dhe masa në ushqim. Ndonjëherë është vështirë të rezistohen delikatesat e shijshme dhe të pashëndetshme, por nuk keni nevojë as t’i shmangni tërësisht. Nëse masa në ushqim është problem i cili ju përcjell çdo ditë, është koha ta ndryshoni.

Lajmi i mirë është që madje edhe vetëm ndryshimet e vogla në shprehitë e përditshme mund të parandalojnë ngrënien e tepërt. Dëgjojeni trupin dhe përcillni sinjalet që sugjerojë që jeni me të vërtetë të uritur. Për shembull, uria e vërtetë nuk vjen papritmas, por gradualisht dhe kur jeni me të vërtetë të uritur do të kishit ngrënë çfarëdo, nuk jeni shumë tekanjoz.

Kënaqeni urinë. – Kapërcimi i urisë krijon dëshirë të sforcuar për ushqim. Shujtat e rregullta që përmbajnë karbohidrate komplekse dhe jo të rafinuara të cilat gjenden në bukën dhe pastën e bardhë do t’ju mbajnë më gjatë të ngopur dhe do të ruajnë balancimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kur kapërceni shujtat ose koha në mes shujtave është shumë e madhe, ka më shumë mundësi që do të hani më shumë se sa duhet. Në mes shujtave hani diçka më të lehtë siç janë produktet e skremuara qumështore, pemët, perimet, frutat arrore dhe produktet nga drithërat e plota.

Zbuloni shkaqet e ngrënies së tepërt. – Mbani ditar të ushqimit në periudhën prej një jave. Shënoni gjithçka që keni ngrënë dhe të gjitha disponimet tuaja. Shënonin të gjitha situatat që ju kanë paraqitur burim të stresit dhe nëse oreksi juaj është rritur gjatë atyre situatave. Kur zbuloni shkaqet e ngrënies së tepërt filloni t’i kontrolloni. Nëse nuk mund të rrini pa ngrënë diçka, zgjidhni diçka të shëndetshme.

Prisni. – Uria e cila është shkaktuar me stres më së shpeshti kalon në periudhën prej 20 minutave. Aq kohë duhet që të rritet lirimi i serotoninës dhe reduktohet niveli i kortizolit. Nëse duroni 20 minuta, nevoja për ushqim me siguri do të zhduket.

Pini diçka. – Hipotalamusi është pjesë e trurit, e cila është përgjegjëses për disponimin dhe njohjen simptomave të ngopjes, urisë dhe etjes. Pini një gotë ujë ose çaj të nxehtë (pa kafeinë sepse kafeina nxit lirimin e hormonit të stresit) dhe duroni për pak kohë sepse ndjenja e urisë së rreme me siguri do të kalojë. Po ashtu e rëndësishme është që truri shpesh e zëvendëson apo ngatërron ndjenjën e etjes për ndjenjën e urisë, prandaj ia vlen të provohet me një gotë uji para se të hani.

Lani dhëmbët. – Pastrimi i dhëmbëve i dërgon trurit sinjalin që me ushqim ka mbaruar puna. Shkencëtarët kanë dëshmuar që me pastrimin e dhëmbëve në mënyrë efikase kontrollohet konsumi i ushqimit. Herën tjetër kur ta ndjeni nevojën për ushqim, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë nga shujta e fundit, pastroni dhëmbët dhe prisni. Nëse uria kalon, fjala ka qenë për dëshirën për ushqim.

Hani çamçakëz. – Nëse duhet të përtypni diçka le të jetë çamçakëz, i cili nuk përmban sheqer. Shkencëtarët kanë dëshmuar që përtypja e çamçakëzit redukton nivelin e kortizolit në trup për madje 16 për qind. Lirimi i kortizolit është një nga shkaqet kryesore të disbalansit në ushqim.

Qeshni. – Hulumtimet kanë treguar që qeshja redukton nivelin e kortizolit, ndërsa rrit nivelin e endorfinës e cila nxit disponimin e mirë. Qeshja po ashtu djeg kaloritë. Kështu një orë qeshje do të shpenzojë kalori sikurse po të kishit bartur ngarkesë të rëndë për 30 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button