Kërkoje!

“Kërkoje urtësinë nga njeriu shpirtëror i njohur,
Gjersa me frymëzim të tij të bëhesh tejpamës, i ditur…
Kërkimi i urtësisë me kohë bëhet i urtësisë burim;
Ashtu shpëton nga shkaku për të marrë mësim…
Tabela e kujtesës bëhet tabelë e ruajtjes;
Shpirti i jep frymëzim e kënaqësi mendjes!
Ndërsa në fillim mendja të është mësues,
Më pas ajo të bëhet ty nxënës!”

Rumi ishte një dijetar poet, jurist dhe teolog mysliman i shekullit 13 nga Persia. Sot e kësaj dite poezitë dhe fjalët e tij mbeten udhërrëfyes spiritual në tërë botën.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button