Shtyhet për në qershor seanca gjyqësore për Sopotin

Me kërkesë të prokurorit, seanca e sotme gjyqësore për rastin e Sopotit është shtyrë për muajin qershor. Kjo për shkak se avokati Vullnet Paçuku kërkoi që dëshmia kryesore e Ramadan Bajramit, e dhënë para Gjykatës Themelore në Kumanovë, të ndahet nga dosja dhe e njëjta mos të merret parasysh pasi është dhënë si pasojë e maltretimeve fizike dhe psikike që janë ushtruar ndaj tij. Paçuku tha se nëse prokuroria pranon kërkesën e tij, atëherë nuk ka as edhe një dëshmi tjetër e cila i ngarkon personat e akuzuar. Për rastin e Sopotit me mbi 156 vjet burg ishin dënuar 11 banorë të fshatit Sopot, për shpërthimin e minës në këtë fshat, nga e cila jetën e kishin humbur dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil.

Lajme të ngjashme

Back to top button