Lëvizja PDSH: Ëndërra e dëshmorëve jeton!

“Çdo ditë dhe në çdo moment respektojmë me përulësi veprën historike të gjithë dëshomrëve, të rënë për liri, drejtësi dhe pavarësi, kudo në trojet shqiptare. Përcaktimi i tyre për të dhënë gjithçka nga vetja që fëmijët shqiptar të gëzojnë një të ardhme më të mirë, mbetet motiv i vazhdueshëm për të gjithë ne.

Për të ndërtuar të ardhmen tonë, duhet të shohim në të kaluarën, në historinë e pasur kombëtare. Mbushur me gjakun e lirisë dhe jo të urrejtjes, ëndërrën e perspektivës dhe jo të sundimit, ka qenë në vazhdimësi shtegu i shikimit paqësor të gjithë dëshmorëve.

Sakrifica e dëshmorëve qëndron në themelet tona identitare, mbi të cilat duhet të ndërtojmë ardhmërinë që ata e ëndëruan. Të përfaqësojmë dhe ringjallim shpresën, vendosmërinë, dinjitetin dhe përkushtimin, veti të çdo dëshmori, për të çuar përpara çështjen kombëtare edhe këtu në Maqedoni.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, në këtë ditë të shënuar!”, thuhrt në komunikatën e Lëvizjes PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button