Recension: BDI-ja i bën konkurrencë televizionit “Alsat-M”. “TV 21” nga Prishtina futet me aminin e tyre!?

Ky është tekst që ka burime anonime, që nuk është e thënë të jetë problem, për shkak se që më parë dihet se “TV 21” vjen në Maqedoni. Ajo që nuk arsyetohet është fakti se edhe teksti është anonim, gjegjësisht nuk ka autor të nënshkruar.

tv 21Linku deri te artikulli origjinal: BDI-ja i bën konkurrencë televizionit “Alsat-M”. “TV 21” nga Prishtina futet me aminin e tyre!?

Data dhe koha e publikimit: 23.04.2015, 17:35

Data e recensionit: 29.04.2015

Recensues : Vllado Gjorçev

 

PJESËRISHT E SAKTË

Sa i përket përmbajtjes së tekstit, lajmi se “TV 21” nga Prishtina do të emitojë program edhe në Maqedoni është i vërtetë.

Prapa vendimit që televizioni i Prishtinës “TV 21” të fitojë koncesion nacional që të mund të emitojë program në gjithë territorin e Maqedonisë, “TV 21” e ka siguruar me idenë dhe ndihmën e BDI-së. Në këtë u ka ndihmuar edhe partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE.

Mirëpo, i gabueshëm është pohimi se televizioni ka marrë koncesion nacional. E vërteta është se ky televizion do të jetë kabllovik, e kjo vërtetohet edhe me procesverbaloin nga mbledhja e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, të mbajtur më 30.03.2015. Si pikë e pestë në rendin e ditës ka qenë: Propozim-Vendim për ndarjen e lejes për “Company 21” SHPK nga Prishtina, Kosovë, për emitim televiziv të shërbimit programor nëpërmjet JEKM që nuk shfrytëzon resurs të kufizuar, në nivel shtetëror.

Kjo tregon se televizioni do të jetë kabllovik, ndërsa proces-verbali nga mbledhja është vënë në ueb-faqen e Agjencisë. Në përfundim thuhet:

Këshilli i Agjencisë e miratoi Propozimin e Drejtorit të Agjencisë, dr. Zoran Trajçevski, nr.08-676 të datës 26.03.2015 dhe unanimisht solli Vendim për ndarjen e lejes për emitim televiziv të shërbimit programor me format kryesisht të përgjitshëm argëtues, në nivel shtetëror, për personin juridik Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar “Company 21” SHPK, Republika e Kosovës, Prishtinë, Pallati i mediave – Aneksi, me tekst siç ishte propozuar.

Kjo tregon se bie në ujë teza me të cilën thuhet se vendimin e kanë votuar njerëz të afërt me BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në, për shkak se ai është miratuar unanimisht.

Përndryshe, sipas Ligjit për Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike për leje për televizion kabllovik nuk shpallet konkurs, por ajo merret me votim të Agjencisë.

Kjo vërtetohet në nenin 69, paragrafi 3:

Për shërbimin programor të radios dhe televizionit që emitohet nëpërmjet rrjetit komunikues elektronik publik që nuk shfrytëzon resurs të kufizuar ose nëpërmjet satelitit, Agjencia, pa konkurs publik, ndan leje për emitim televiziv ose të radios.

Ky lajm nuk është krejtësisht i vërtetë. Ndërsa, pretendimet kanë mundur të verifikohen dhe të shkruhet në mënyrë objektive siç kërkon gazetaria profesionale. Në lajm, përndryshe përmenden emra të gazetarëve si redaktorë të mundshëm, mirëpo asnjëri nuk është kontaktuar. Kështu ky artikull humb edhe për nga përmbajtësia edhe për nga objektiviteti. Kanë mundur të kontaktohen edhe njerëz nga Agjencia të cilët do ta sqaronin gjithë këtë punë, mirëpo edhe kjo nuk është bërë.

Prandaj, këtu kemi lajm të papërfunduar që ka mundur të dalë edhe krejtësisht i saktë vetëm me disa biseda telefonike me burimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button