Koncerti humanitar ,,Muzikë për ndryshime sociale jo për profit”

Me datën 8 Maj 2015 (e premte), për të herë të katërt, organizohet koncerti humanitar ,,Muzikë për ndryshime sociale jo për profit” në Block Club, në Q.T. Mavrovka, prej orës 21.00.

Këtë vit do të performojne artistët: Elinel, Dj Goce Saf, Igi Man, Foolish Green, Amon Mra dhe Laura Krliu.

Dëshira për t’ju ndihmuar njerëzve të cilët jetojnë në kushte finansiare të vështira bashkoi një grupë të rinjë të cilët së bashku me Kryqin e Kuq Çair të cilët po e organizojnë këtë eveniment humanitar. Idea është që muzika mos të përdoret vetëm për profit personal, por të shfrytzohet që të inicohen ndryshime pozitive shoqërore. Koncerti gjithashtu do të bashkojë të rinjtë nga nacionalitetet e ndryshme për një qëllim: që t’u ndihmohet familjes Ivanov dhe familjes Osmani.

Nëpërmjet këtij koncerti humanitar në të cilin do të marrin pjesë artistë të ndryshëm nga estrada e vendit por edhe jashtë Maqedonisë, do të grumbullohen mjete finansiare të cilat më pas do të donohen tek familjet e varfura.

Koncertin e organizojnë një grup të rinjë me iniciativë personale, dhe sivjet për të katërtën herë do t’ju ndihmojnë familjeve që jetojnë në kushte të vështira jetësore dhe finansiare.

Më shumë informata në fb faqen.

Lajme të ngjashme

Back to top button