Matura do të realizohet, mësimi do të bojkotohet dhe para MASH do të protestohet

Maturantët të cilët protestuan dhe po bojkotojnë mësimin, do të mbushin fletëparaqitjen për maturën shtetërore, por nuk do të ndërkrejnë bojkotin. Ata thonë se paraqitjet janë nënshkruan për shkak të aspektit teknik dhe formal, por kërkesat e tyre qëndrojnë për arsye se ende  nuk është arritur kompromis me kompetentet.

Për ditën në vijim maturantët paralajmëruan protesta të cilat do të fillojnë nga ora 17 para objektit të MASH-it/

“Plotësimi i paraqitjeve nuk do të thotë që ne dorëzohemi nga lufta jonë. Përkundrazi, ne maturantët që plotësuam paraqitjet tregojmë se ndryshe nga MASH, ne jemi të kuptueshëm dhe duam të kalojmë maturën me kohë dhe duam të jemi qytetarë të arsimuar të cilët do të korrin sukses në vendin e tyre. Ne kemi dy kërkesë të cilat janë të kushtueshme dhe të mençura. Me këtë nënshkrim ne nuk tërhiqemi nga ato, nuk i braktisim nxënësit më të rinj, por ne paraqitëm maturën se kujdesemi për arsimimin tonë.  Në ndërkohë ne do të qëndrojmë këtu, bojkoti do të vazhdojnë dhe ne nuk do të ndalim luftën tonë për arsim më të mirë. Lidhur me atë që 25 ditë që jemi duke humbur mësim, fajtore është MASH-i, sepse ne jemi në dispozicion për bisedime që nga marshi i parë. Ne nuk e duam këtë por nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Kalina Preliq, maturante.

Nga Plenumi i nxënësve thonë se në shkolla kanë ardhur persona civil duke u prezantuar si inspektorë pa legjitimitet, të cilën sipas nxënësve u munduan të frikësojnë nxënësit me dënime me vlerë prej dy mijë euro dhe janë munduar që të marrin të dhëna personale për ata siç janë numri amë, emri mbiemri, si dhe adresën e profesionin e prindërve. Por nxënësit nuk kanë rënë preh e këtyre presioneve dhe këto kërcënime na bëjnë më të fortë dhe më të vendosur në qëndrimin tonë.

“Gjatë tre ditëve të ardhshme që nga ora 17 ne do të organizojmë protestë të qetë para MASH-it, që të ju tregojmë institucioneve që nuk do të ndalemi këtu sepse ata duan të luajnë me neve, tash do të na shohin në rrugë se bashku me prindërit, profesorët si dhe të gjithë qytetarët të cilët na përkrahin. Me peticionin e nxënësve të shkollave të mesme janë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime për mbështetje”, tha Aleksandar Mileski.

Prindërit e nxënësve thonë se ata mbështesin fëmijët e tyre për arsye se kanë të drejtë dhe jo pse prindërit janë të përcaktuar politikisht.

“Vlerësojmë se fëmijët kanë të drejtë dhe si gjithë prindërit, ne përkrahim fëmijët. Tek prindërit nuk ka asnjë ndikim sa i përket aspektit politik. Thjesh ne jemi të brengosur për fëmijët tanë. Ata kanë të drejtë kur thonë se arsimi jonë nuk është në rregull dhe se këto reforma të aplikuara me shpejtësi nuk do të përmirësojnë atë. Nuk jemi kundër reformave, por ato të bëhen ngadalë dhe jo në këtë mënyrë”, tha një prind.

Lajme të ngjashme

Back to top button