Lëvizja BESA: Qoftë i lehtë dheu për ata që dhanë jetën për atdhe

5 Maji është dita kur përkujtohen dëshmorët e kombit shqiptarë të rënë gjatë luftërave në periudha të ndryshme gjithandej, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë e Bujanoc. Lufta për një jetë më të mirë, sakrificat dhe ideali për të jetuar në liri e të barabartë me të tjerët, përkundër asaj që shqiptarët kanë qenë të rrethuar më shumë me armiq se me miq, solli paqen në Ballkan, për çka më meritorët janë sigurisht dëshmorët.

Në këtë ditë të madhe për dëshmorët e kombit, Lëvizja BESA përkulet para veprës së tyre, ndërsa u shpreh ngushëllimet dhe mirënjohjet më të thella edhe të gjithë familjarëve të rënë shqiptarë gjatë luftërave që janë zhvilluar, përfshirë këtu edhe atë të 2001-ishit. Pa trimërinë dhe vendosmërinë e tyre, sot shqiptarët e Maqedonisë do të ishin më të cunguar në trupin gjithëshqiptar. Guximi i dëshmorëve dhe lufta për idealet e pastra shqiptare vazhdojnë të jenë frymëzimi jonë.

Me këtë rast nuk mund të mos e theksojmë se, për fat të keq, ideali i dëshmorëve të kombit çdo ditë e më shumë po zbehet, mirënjohja jonë zyrtare për ata vazhdon të mungojë, ndërsa emrat e tyre sot po refuzohen gjithandej ku ata i pengojnë dikujt.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, u prehshin në paqe të amshueshme për veprën që e kanë bërë për lirinë e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button