Muftinia e Shkupit: Dezinformon BFI se të punësuarit janë mbajtur peng

Muftinia e Shkupit ka reaguar në lidhje me deklaratën e shefit të kabinetit të kryetarit të BFI-së, Agron Vojnika i cili ka thënë se të punësuarit në BFI që kanë qenë në vendin e punës gjatë sulmit të grupit të udhëhequr nga Ibrahim Shabani pas 20 orëve vonesë kanë marrë ndihmën mjekësore.

“Sulejman Rexhepi nga etja për të qenë në krye të BFI si duket s’ka ndërmend të flet akoma të vërtetën dhe të drejtën edhe pse ai është i thirrur në këtë drejtim meqë është fillimisht hoxhë, por gjithsesi edhe si ish-reis. Ai ska dinjitet e as burrëri andaj vazhdon që të shpërndan dezinformata nga njerëzit e tij që punojnë në BFI duke thënë se janë të penguar të dalin jashtë. Meqë shihet prezenca e forcave të rendit në BFI, atëherë shtrohet pyetja si mundet që të jenë peng nga udhëheqësia e këshillit të përkohshëm të BFI kur aty ka forca të rendit. Dhe se po të kishte pengje, sigurisht nga MPB do të kishte konfirmim. Edhe sa herë duhet të pyesim se çfarë njeriu duhet të jetë Sulejman Rexhepi që gënjen, shan, ofendon dhe bënë përçarje në mesin e hoxhallarëve dhe popullit musliman. Mes tjerash nga Këshilli për udhëheqje të përkohshëm të BFI, përgënjeshtron lajmin se një nëpunës ka pranuar ndihmë mjekësore. Dyfytyrësia e Sulejman Rexhepit s’ka fund, e vërteta është se ai i mban peng disa nëpunës, duke iu kanosur që të mos dalin nga selia e BFI-së dhe për ta keqpërdorur për dezinformata. Dihet mire se një njeri i Sulejman Rexhepit gjuante me revole, njëri thotë se do të derdhet gjak, e një tjetër me aktrim kinse merr ndihmë mjekësorë. Turp, turp Sulejman!”shkruan në reagimin e Muftinisë së Shkupit.

LEXO: Reagimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi pas ndërhyrjes në këtë institucion

LEXO: Incident në BFI, një grup personash sulmojnë këtë institucion (VIDEO)

LEXO: Fjalimi i Reisit në të cilin e qortoi Muftininë e Shkupit

LEXO: BFI shkarkon Muftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani

LEXO: Muftinia e Shkupit kërkon nga Sulejman Rexhepi të kërkojë falje publike

 

Lajme të ngjashme

Back to top button