Thirrje për gazetarët, fotoreporterët dhe bloguesit e rinj: “Pas hapave të Alber Londër”

Qytetarët e Maqedonisë, të cilët i intereson gazetaria hulumtuese ose puna e fotoreporterëve, i ftojmë të na bashkangjiten në seminarin udhëtues “Pas hapave të Alber Londër”. Ky seminar udhëtues i bashkon të gjitha llojet e gazetarisë dhe i ofron mundësi studentëve të gazetarisë ose të komunikimit ose profesionistëve të rinj të hulumtojnë për Luftën e Parë Botërore në Ballkan.

Seminari është i inspiruar nga shkrimet e gazetarit-reporter, Alber Londër, dhe mbahet tashmë katër vite nëpër Ballkan dhe në Francë. Në kuadër të seminarit të sivjemë me titull “Pas hapave të Frontit lindor janë paraparë udhëtime në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi, pas hapave të luftëtarëve që kanë luftuar në Ballkan.

Seminari “Pas hapave të Alber Londër” do të mbahet prej 1 deri më 20 gusht 2015 dhe është i hapur për 2 studentë të gazetarisë ose të komunikimit nga Maqedonia, të moshës prej 18 deri në 26 vjet, të cilët flasin frengjisht.

Seminari ofron një mundësi unike për studentët që kanë për qëllim të merren me gazetari hulumtuese ose të punojnë si fotoreporter, që të hulumtojnë në terren, të udhëhequr nga gazetarë dhe fotoreporterë me përvojë. Kontributi në të holla për 20 ditë në seminar është 3.000 denarë, me të cilat do të mbulohen të gjitha harxhimet për rrugë, banim dhe ushqim.

Afati i fundit për dërgimin e kandidaturave është 15 maj.

Kandidatët duhet të dërgojnë biografi, letër motivuese (në gjuhën frenge) dhe rezultate nga puna paraprake (artikuj, fotografi, blog, etj.) në këto adresa të e-mail-it:

Seminari “Pas hapave të Alber Londër” organizohet në kuadër të programit për bashkëpunim multilateral Francë/Ballkan, në partneritet me Pays Vichy Auvergne, Këshillin rajonal të Normandisë së Poshtme, Asociacionin e agjencive për demokraci lokale (АLDA) dhe zyrën për bashkëpunim ndërmjet Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë në Shkup.

Për më tepër informata vizitojeni ueb-faqen e projektit: www.sur-les-pas-d-albert-londres.fr.

Burimi: Bashkëpunimi i decentralizuar Normani e Poshtme – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button