Ziadin Sela, politikani i parë në “O sa mirë”

Në episodin e sotshëm të serialit humoristik “O sa mirë” në platformën Digitalb, i ftuar special ka qënë kreu i komunës së Strugës dhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela.

Sela bëhet kështu politikani i parë shqiptar që merr pjesë në një format të tillë televiziv.

Edhepse figurë politike, episodi në fjalë ska të bëjë fare me politikën, por me prezantimin e Komunës së Strugës.

Sela i fton aktorët e “O sa mirë” që të vizitojnë Strugën, bën batuta me to, prezanton historinë dhe bukurinë e Strugës.

“O sa mirë” është seriali humoristik më i ndjekur në trojet shqiptare që për çdo javë me batutat e tyre, aktorët kanë bërë për vete të gjithë shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button