Dita botërore e astmës

­ Me rastin e Ditës botërore të astmës, sot në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup do të mbahet simpozium profesinal me temë “Sindromi i rimbulimit të astmës dhe HOBB”.

Në Simpozium do të prezantohen ligjeratat e pulmologëve eminentë nga disa institucione të vendit, të cilët nga aspekte të ndryshme e shqyrtojnë sindromin e rimbulimit të astmës dhe sëmundjen kronike obstruktive të mushkërive (HOBB), entitet klinik i cili duke marrëm parasysh dendurinë, vështirësitë në diagnostifikim dhe arritjen e kontrollit në dekaën e fundit paraqet problem të rëndësishëm publik­shëndetësor tek ne dhe në botë.

Me mbajtjen e Simpoziumit, Shoqata respiratore e Maqedonisë (SHRM) inkuadrohet në aktivitetet kushtuar Ditës botërore të astmës 2015.

Dita botërore e astmës do të shënohet edhe me garë 500­metërshe në kejin e lumit Vardar, që e organizojnë Shoqata e Maqedonisë për alergologji dhe imunologji klinike, Shoqata pulmologe, Shoqata pediatrike, Klinika universitare për pulmologji dhe alergologji dhe Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve.

Do të marrin pejsë pacientë me astmë dhe njerëz të cilët dëshirojnë të ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje, ndërsa qëllimi është të tregohet se astma nuk duhet të jetë pengesë në kënaqësinë dhe tejkalimin e rrugëve të shkurtëra dhe të gjata në jetë.

Ditën botërore të astmës e organizon Nisma globale për astmë prej vitit 1998, për ta rritur vetëdijësimin e njerëzve dhe kujdesin e tyre për pacientët. Motoa e sivjetme në korniza botërore është “Mund ta kontrolloni astmën”, përderisa në Maqedoni motoja është “Është koha ta vini astmën nën kontroll”.

Lajme të ngjashme

Back to top button