FSHF zbulon datën e vendimit për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Federata e Futbollit të Shqipërisë, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp se Gjykata e Arbitrazhit do ta marrë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, më datën 29 maj.

“CAS pritet të jap vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri në datën 29 Maj 2015. Gjithashtu mund të ketë vonesa në varësi të hetimeve që po realizon kjo gjykatë sportive. Ndeshja Serbi-Shqipëri u luajt në daten 14 tetor 2014 dhe u ndal për shkak të dhunës që u ushtrua nga tifozëria e vendasve, kundrejt futbollistëve tanë. Ne kemi shpresë për një qëndrim dinjitoz dhe korrekt ndaj Kombëtares sonë. Një qëndrim në favor të Shqipërisë është në favor të futbollit duke i thënë STOP urrejtjes dhe rracizmit, në sportin më të dashur”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button