Nëse ne qenkemi “indianë”, po Jankulovska çfarë është?

Së fundmi, Maqedonia është përfshirë nga debate të shumta lidhur me “bombat” që po i publikon Zoran Zaevi.
 
Duke mos u marr me çështjen në themel, me atë se a ka të drejtë Zaevi apo Gruevski, ajo që ka tronditur opinionin publik, sidomos atë shqiptar në Maqedoni ka qenë termi i përdorur nga Jankulovska, duke i quajtur shqiptarët “indianë”.
Për këtë cilësim, reagoi edhe emisioni “Portokalli” në Top Channel, ku përmes një kënge pati kundërpërgjigje ndaj cilësimit negativ të shqiptarëve.

Cilësimi i shqiptarëve me këtë term, qofshin këta shqiptarë politikanë apo civilë është cilësim i rëndë.
Kjo, për shkak se ata që e kanë mbajtur në këmbë Republikën e Maqedonisë këtu e 24 vite sa e ka shpallur pavarësinë, janë shqiptarët.
Pa shqiptarët, Maqedonia vështirë se do të ekzistonte si shtet.

Po ashtu, janë shqiptarët ata që kanë pranuar që të bashkëqeverisin me maqedonët, me qëllim që të kenë një shtet të përbashkët dhe kanë promovuar mesazhe të tolerancës.

Po ashtu, janë shqiptarët ata që kanë qenë kokëulur përballë racizmit të maqedonasve, i cili është vërejtur dendur përgjatë këtyre viteve.

Nuk është hera e parë që maqedonasit fyejnë kaq rëndë shqiptarët, pasi i kanë quajtur të ardhur nga malet në enciklopedinë e tyre.

Mesa duket, tek maqedonasit ka një padurim ndaj shqiptarëve, ndaj faktit se shqiptarët e kanë një identitet të tyrin të qartë.

Arbën Xhaferi ka thënë se shqiptarët e kanë identitetin e tyre të qartë.

Ndryshe nga sllavët, të cilët e kanë të ngritur identitetin edhe mbi fenë, tek shqiptarët kjo nuk ndodh, pasi ata e kanë të ndarë identitetin kombëtar me atë fetar.
Mesa duket, jo pak maqedonasit i ngacmon edhe fakti se shqiptarët jan ë autoktonë në tokat e veta.

Në rast se ka sot një etni në Ballkan, e cila ka probleme me identitetin e vet, nga ata më të rëndat deri me fqinjët, ata janë maqedonasit.

Është krejt paradokasale, që maqedonasit, të cilët nuk e dinë akoma se çfarë janë, flasin me gjuhë raciste kundrejt shqiptarëve.

Ardhja deri këtu, deri në cilësim të shqiptarëve, aq më tepër të politikanëve që janë në koalicion me Jankulovskën, flet për atë se të dyja etnitë nuk kanë një bashkëjetesë prej vërteti.

Kjo bashkëjetesë më së shumti është artificiale dhe e imponuar nga ndërkombëtarët
.

Lajme të ngjashme

Back to top button