Bale i gatshëm kundër Juves

Futbollisti uellsian, Gareth Bale, është rikuperuar plotësisht për t’u paraqitur kundër Juventusit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri i mbretërve, Carlo Ancelotti.

“Unë mendoj se Bale është perfekt gati. Ai e pati një lëndim, por më pas ai u rikuperua dhe po ia del mirë”, u shpreh Ancelotti.

“Ai luajti 30 minuta kundër Sevillas, por ishte mirë pas asaj. Ai është 100 % i gatshëm”, shtoi tutje italiani.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button