Tetovë, makina përplas dy fëmijë

Dy fëmijë, një vajzë e moshës tetë vjeçare dhe një djalë i moshës shtatëvjeçare, nga fshati Dobroshtë i Tetovës, janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12 e 20 minuta në rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë.

Siç njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovsi, deri tek aksidenti ka ardhur kur makina e llojit “Golf” e drejtuar nga F.A. (32) ka përplasur të rinjtë.

Vajza ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, ndërsa përshkak seriozitetit të lëndimeve nga spitali klinik në Tetovë, është dërguar në spitalet e Shkupit, ndërsa djali i lënduar pas ndihmës së ofruar është lëshuar për shërim shtëpiak.

Shpejtësia e madhe, sipas informacioneve të para është arsyeja e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button