LSDM reagon: baxhanaku i Mijallkovit mos të përjashtohet nga përgjegjësia

Partia opozitare maqedonase  LSDM, vlerëson se nuk ekziston asnjë bazë ligjore në pajtim me Ligjin për procedurë penale për përjashtim formal të prokurorit publik Jovan Ilievski nga procedimi i lëndës “Puç”.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në deklaratën për media para Prokurorisë Publike, tha se në pajtim me shkallën e hierarkisë në Prokurori, prokurori Ilievski ka mundësi që të ndikojë në vendimet e lëndës.

“Si prokuror i ardhshëm publik në Prokurorinë për krimin e organizuar dhe korrupsionin Jovan Ilievski nuk mund të përjashtohet nga procedimi me këtë lëndë, sepse sipas parimit të hierarkisë dhe subordinacionit të Prokurorisë, ai në mënyrë direkte është mbikëqyrës mbi prokurorin që procedon me këtë lëndë”, tha Shilegov.

Duke i komentuar pesë pikat e paralajmëruara për të cilat VMRO-DPMNE-ja do të bisedojë me opozitën, Shilegov tha se ato kanë të bëjnë vetëm për përdorimin e brendshëm partiak në VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button