Ndalohen 26 shqiptarë në aeroportin e Frankfurtit

Përderisa Gjermania thuajse çdo ditë po dëbon azilkërkues në trojet shqiptare, të tjerë vazhdojnë të provojnë fatin e tyre. Natën mes të shtunës dhe të dielës policia gjermane ka takuar në aeroportin e Frankfurtit 26 azilkërkues.

Shtetasit shqiptarë ishin nga mosha 2 deri 61-vjeç, të cilët ishin nisur me aeroplan nga Greqia për në Gjermani. Policia gjermane është kujdesur për familjet dhe fëmijët për aq kohë sa atyre u është dashur të presin procesin e pranimit, njofton “pressportal.de”, transmeton albinfo.ch.

Shumica e njerëzve sapo kanë takuar policinë kanë shprehur dëshirën për të paraqitur kërkesën e tyre për azil. Ndër personat e arritur në Gjermani kishte prej tyre që kërkonin edhe ndihmë mjekësore. Ndërkohë personat kishin pak para ose fare me vete.
Të gjithë personat kishin udhëtuar me pasaporta, të cilët kishin shfrytëzuar të drejtën e turistit për të shkuar në Gjermani. Mirëpo, pasi qëllimi i tyre ishte krejt tjetër, udhëtimi është konsideruar ilegal.

Për këtë çështje policia gjermane ka filluar hetimet ndaj tyre, ndërkaq 26 azilkërkuesit janë vendosur në një kamp refugjatësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button