Fluksi i emigrantëve ilegalë në Mesdhe, këtë vit 51 mijë prej tyre kanë shkelur në Europë

Njoftohet se forcat e sigurisë italiane në dy ditët e fundit kanë shpëtuar afërsisht 6 mijë emigrantë ilegalë në rajonin e Mesdheut mes Italisë dhe Libisë dhe gjithashtu 10 emigrantë kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i emigrantëve të cilët përdorin si rrugë kalimi nga Afrika për në Europë Kanalin e Sicilisë që nga dita e shtunë e deri tani ka arritur mbi 5 mijë e 800 persona të shpëtuar nga Italia.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane AGI pohohet se emigrantët e shpëtuar nga Flota Italiane, roja bregdetare dhe ekipet e tjera të sigurisë janë transportuar në porte të ndryshme në rajonet e Sicilisë dhe të Kalabrisë. Në lajm gjithashtu theksohet se ky është numri më i lartë i emigrantëve të shpëtuar pas operacioneve të 12-13 prillit e cila kishte një shifër mbi 6 mijë persona.

Ndërsa në raportimet e Agjencisë së lajmeve ANSA theksohet se forcat e sigurisë gjatë operacionit të shpëtimit në afërsi të Sicilisë kanë nxjerrë nga deti 10 trupa të emigrantëve, dhe gjithashtu theksohet më tej se është marrë sinjal i emergjencës nga 16 anije të emigrantëve dhe se ndaj 4 prej tyre kanë nisur operacionet për shpëtimit.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga marina italiane njoftohet se anijet patrulluese gjatë ditës së djeshme në kanalin e Sicilisë, Lampeduza dhe në rajonin mes Libisë kanë shpëtuar më shumë se 2 mijë persona. Në deklaratë gjithashtu theksohet se një emigrante ka lindur gjatë transportimit në tokë me ndihmën e dhënë nga ekipet shëndetësore, dhe se shëndeti i nënës dhe fëmijës janë në gjendje të mirë.

– Këtë vit 51 mijë emigrantë kanë shkelur në Europë-

Ndërsa në anën tjetër zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Melissa Fleming u shpreh se që nga filli i këtij viti afërsisht 51 mijë emigrantë kanë arritur në Europë përmes Mesdheut dhe se afërsisht 1 mijë e 800 persona kanë humbur jetën.

Fleming në një deklaratë në medin sociale vuri në dukje se deri më 3 maj në Itali kanë mbërritur 30 mijë e 500 emigrantë, ndërsa në Greqi 19 mijë e 307 emigrantë. Fleming theksoi më tej se ky numër së ashku me ato në Maltë dhe në Spanjë arrin afërisht 51 mijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button