Beyonce ka vendosur që tri vajzave t’u japë mundësinë të jenë si ajo (Video)

Shumë njerëz aspirojnë të jenë si Beyonce, kështu që Mbretëresha e muzikës pop ka vendosur që tri vajzave t’u japë mundësinë të jenë si ajo.

Tri adoleshentet me fat, Chloe Bailey, Halle Bailey dhe Sophie Beem do të nënshkruajnë një kontratë me produksionin e saj muzikor “Parkwood Entertainment” për krijimin e gjashtë albumeve, transmeton Indeksonline.

Motrat Chloe dhe Halle Bailey (17 dhe 15-vjeçare) janë të talentuara shumë, dhe tashmë kanë shumë përcjellës në Youtube që ndjekin projektet e tyre. Kënga e tyre në Youtube Pretty Hurts, tashmë ka arritur në 8 milionë klikime.

Ndërkaq, 16-vejçarja nga New Yorku Sophie Beem ka një zë dhe stil tërësisht ndryshe nga dy motrat, por prapë është po sa e talentuar sa ato dyja.

Vajzat po konsiderohen me fat, pasi që “vula” e Beyonce-s mjafton që neve të na mbajë kureshtjen gjallë se çfarë këto zonja të reja do të bëjnë. /Indeksonline/

Videoja e bërë në dhjetor të vitit 2013

Lajme të ngjashme

Back to top button