Pesë këshilla që çdo nuse duhet t’i mësojë nga e ëma

Ai është personi i dytë më i rëndësishëm në një dasmë. Nëna është shoqëruesja e parë, e cila është gjatë gjithë kohës duke këshilluar, kontrolluar dhe verifikuar nëse gjithçka po shkon siç duhet. Por gjithmonë ka diçka më shumë për të thënë… sepse është zonja e dasmës. Ndiq disa këshilla që duhet t’i marrësh në konsideratë nga nëna:

Rri e qetë

Nënat kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur qetësi. Janë gjithmonë të zonjat të menaxhojnë situatën edhe në rastet kur dikush ulërin pa një arsye bindëse. Nëse je në dilemë për të planifikuar dasmën, mendo çfarë do të bënte nëna jote në një situatë të tillë të ngjashme. Funksionin gjithmonë, sepse ajo ia arrin gjithmonë.

Ji e sjellshme

Të jesh e sjellshme dhe pozitive nuk të kushton aspak, aq më tepër që urtësia është arma e saj më e fortë. Çdo grua e mençur duhet të kuptojë se këshillat e nënës nuk kanë të paguar dhe sjellja është njëra prej tyre.

Vish gjithmonë këpucë praktike

Kjo është një nga pikat që nënat e dinë mjaft mirë. Nëse ecën zakonisht në këmbë apo edhe në zyrë, e di mjaft mirë se sa të domosdoshme janë këpucët e rehatshme. Kjo domosdoshmëri është edhe në ditën e dasmës. Kur këpucët janë komode, gjithçka tjetër që pret nga vetja bëhet edhe më e thjeshtë.

Ji e përgatitur

Nënat gjithmonë janë të frymëzuara për çdo të re e të papritur që mund të lindë në situata të ndryshme. Për këtë arsye duhet të mësosh diçka: gjithmonë ji e përgatitur për të pasur edhe një plan B (ose C) për çdo lloj situate.

Asnjëherë mos mendo që e dyta është më e mirë

Edhe këtë fiksoje nga nëna. Kur është fjala për partnerët, shtëpitë, vendet e punës apo edhe dita e dasmës. Nëna bën maksimumin për të të treguar sa e mrekullueshme duhet të jesh në një ditë të veçantë, e cila ndodh vetëm një herë në jetë dhe që nuk përsëritet. Ndaj qëndro besnike ndaj zgjedhjes së parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button