Raporti nga Gjeneva: Në Maqedoni ekziston tortura por pushteti e hesht atë

Komiteti i Helsinkit të Maqedonisë, në Shkup organizoi përcjelljen e transmetimit të drejtpërdrejtë të Komitetit kundër torturës të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në kuadër të seancës së 54-të të shqyrtimit të raportit të tretë periodik të Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke kontribuar në shqyrtimin e raportit, në formën e një raporti mbështetës mori pjesë edhe Komiteti i Helsinkit në bashkëpunim me Organizatën Botërore Kundër Torturës dhe pesë organizata joqeveritare lokale. Në raportin e përbashkët u përfshin disa çështje problematike përmes shembujve nga praktika, si mungesa e njohjes së trajtimit çnjerëzor nga ana e prokurorëve publik dhe gjykatave, hetim i paefektshëm dhe mosndëshkim për aktet e torturës, trajtim brutal dhe diskriminues i grupeve të margjinalizuara nga ana e policisë, përdorimi i tepruar i forcës nga ana e njësisë speciale “Alfa”, kontroll i paefektshëm i brendshëm mbi policinë, kushtet shqetësuese dhe çnjerëzore në institucionet e mbyllura, si dhe joefikasitetin e institucioneve që lidhen me vrasjet e shpeshta të grave në dhunën familjare.

Raporti në formë mbështetëse i Republikës së Maqedonisë në bazë të konventës përbëhet nga 15 faqe dhe me 15 raste të shembujve klasik të torturës, të cilat janë përfshirë me qëllim që të tregohet se Republika e Maqedonisë në kundërshtim të asaj që pretendon shteti, nuk ka asnjë vendim të efektshëm mbi torturën se në Maqedoni ekziston tortura.

Raporti i referohet asaj se shteti nuk e njeh torturën, as Ministria e Punëve të Brendshme dhe as Gjykata. Shembull për këtë në raport u paraqit rasti i një 9 vjeçari nga komuniteti romë, i cili ishte i lidhur me zinxhir në një dhomë në Institutin e Shëndetit Mendor, pavarësisht se nuk e kishte vendin aty. Sipas tyre fëmija është lidhur për mbrojtjen e tij, që mos të largohet nga institucioni. Më tej në raport u paraqitën edhe disa raste të tjera mbi torturën.

Komiteti kundër torturës është njoftuar se në Republikën e Maqedonisë edhe nëse dikush do të hetohet mbi torturën dënimet kanë qenë të kushtëzuara ose shumë të vogla. Shembull për këtë është se në raportin 4 vjeçar janë vetëm 6 dënime, ku 4 prej tyre janë të kushtëzuara, ndërsa 2 janë deri në 6 muaj burgim.

Maqedonia si nënshkruese e Konventës kundër torturës dhe trajtimeve tjera mizore, çnjerëzore ose dënimeve poshtëruese, është e detyruar që çdo katër vjet të paraqes një raport mbi situatën dhe respektimin për ndalimin absolut të torturës. Raporti paraqitet nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të disa ministrive, të cilët do t’i përgjigjen pyetjeve nga ana e Komitetit kundër torturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button