Buteli, Çairi, Gazi Baba dhe Gjorçe Petroi nesër pa rrymë elektrike

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem nesër pa energji elektrike do të mbesin rrugët në komunat Butel, Çair, Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov.

Qendra rajonale për menaxhim me krizat e Qytetit të Shkupit njoftoi se prej orës 10 e 30 minuta deri në orën 11 e 30 minuta pa energji elektrike do të jetë shkolla “Zhivko Brajkoviq” dhe një pjesë nga rrugët “Natalij Kuçevishki” “Hoshimin” dhe “Kraishka”, ndërsa prej orës 11:30 deri në orën 14:30 një pjesë nga rrugët “Hritijan Todorovski Karposh”, “Nikolla Petrov”, “Luba Ivanoviq”, “Cërveni Bregovi” dhe “Gruica Vojvoda” në komunën Butel.

Prej orës 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë rrugët “Avram Pisevski”, “156”, “159”, dhe “Ordan Çopella” ndërsa prej orës 15:30 deri në orën 16:30 një pjesë nga rruga “Zhan Zhares” dhe lagjja deri te klubi i kuajve në Hipodrom, komuna Gazi Babë.

Prej orës 9:30 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë rrugët “Serava” dhe rrugët përreth në komunën e Çairit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 12 në Vollkovë rrugët “51” dhe “52” dhe “Stopanski Dvor” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button