Analitika: Maqedonia nuk mund ti ikë liberalizimit të tregut të energjisë elektrike

Analitika ka konstatuar se Maqedonia nuk mund ti ikë liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe për këtë shkak shteti duhet të zbatojë të gjitha masat e nevojshme për zvogëlimin e shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje për shkak se qytetarët janë të prekur nga rritja e energjisë elektrike.

Masat për përmirësimin e energjisë elektrike sipas Analitika, janë përmirësimi i efikasitetit energjetik në amvisëri, instalimi i kalorimetrave për ngrohje qendrore, pompa për ngrohje, shporet efikas për ngrohje me dru dhe gazifikimi.

“Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike nuk është e nevojshme vetëm që Maqedonia ti plotësojë këto kushte të Bashkësisë Energjetike dhe Bashkimit Evropian  por është në të mirë të vet qytetarëve për të ju mundësuar kualitet më të mirë jetësorë”, thonë nga Analitika.

LEXO: Qeveria kundër BE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

Lajme të ngjashme

Back to top button