Ministria e Ekonomisë do ta padit agjencinë e cila bllokoi turistët në Stamboll

Ministria e Ekonomisë shpreh keqardhje për situatën në të cilën u gjendën turistë nga Republika e Maqedonisë, të cilët me rastin e festave të 1 Majit qëndruan në Stamboll-Republika e Turqisë, nën organizim të agjencisë turistike Jupiter nga Shkupi.

“Informojmë opinionin se që në mëngjes ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë dërguar për të kryer kontrollë zyrtare në  zyrat e agjencisë në Shkup, me qëllim të konstatimit të gjendjes, por të njejtat kanë qenë të mbyllura, ndërsa në hyrje të zyrave, nga ana e agjencionit, është vendosur informatë se agjencia nuk do të punojë deri të mërkurën dhe se të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar nën organizimin e tyre në Stamboll do të kompensohen< informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë njofton se pasi të realizohet kontrolli që do të ndërmerret nga e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, dhe pas analizës së dokumentacionit, Ministria e Ekonomisë bazuar në konstatimet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe në përputhje me Ligjin për Turizmin, në rast se konfirmohen parregullsi gjatë kryerjes së aktivitetetit do të fillojë procedurë për marrjen e licencës agjencisë së udhëtimit, në bazë të nenit 30-a të Ligjit për Turizmin.

Ministria e Ekonomisë informon qytetarët e dëmtuar, se të njejtët do të dëmshpërblehen nga ana e agjencionit turistik, ndërsa në rast të mospërmbushjes së këtij obligimi ligjor të agjencisë, Ministria e Ekonomisë do të ngre padi penale ndaj këtij subjekti.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button