Nxënësit hynë në javën e pestë të bojkotit

Pakënaqësitë e reformave në arsim dita ditës shkojë duke u rritur, nxënësit po hynë në javën e pestë të bojkotit, kurse në javën e dytë të vendosjes së tendave para objektit të MASH-it.

Përveç përkrahjes së arsimtarëve dhe plenumit të studentëve, gjithashtu u formua edhe plenumi i prindërve i cili do i mbështesë kërkesat e nxënësve.

Pas takimit me disa përfaqësues qeveritar, nuk u arrit asnjë marrëveshje, pasi që nxënësve u kumtua se këtë vit do të mbahet matura shtetërore si deri më tani, kurse sa i përket testimit ekstren, aty nuk do të ndryshojë asgjë.

“Përfaqësuesit qeveritarë nuk duan të diskutojnë temën e testimit ekstern, as nuk duan të dëgjojnë për arë. Kjo është një gjë e palogjikshme”, thonë nxënësit.

“Njoftojmë të gjithë se edhe sot vazhdon bojkoti. Në përpilim e sipër është agjenda e kësaj jave. Ne nuk do të tërhiqemi  edhe përkundër afatit 25 ditor. Kërkesat tona janë të qarta dhe qëndrimi jonë është i qartë, ne duam shkollim të mesëm më kualitativ. Bëjmë thirrje që bojkotin ta transferojmë para MASH-it, ku do të organizohen ligjërata në sfera të ndryshme për të cilat do të ju njoftojmë me kohë”, thonë nga Plenumi i nxënësve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button