Recension: Arritën lajmet më të këqija për këtë javë

Problemi në këtë informatë të shkurtër është titulli: “Arritën lajmet më të këqija për këtë javë”. Ai është krejtësisht i gabuar. Nga dramatika në konstruksionin e titullit, në përmbajtjen e tekstit nuk ka asnjë gjurmë. Në fakt, bëhet fjalë për informatë të zakonshme për parashikimin e motit.

http___www.press24.mk_pristignaa-najLinku deri te artikulli origjinal: Arritën lajmet më të këqija për këtë javë

Data dhe koha e publikimit: 27.04.2015, 10:50

Data e recensionit: 28.04.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

TITULL BUDALLA!

Titulli në shikim të parë tingëllon sikur ka ndodhur diçka e tmerrshme! Asocon në atë se ka pasur ndonjë fatkeqësi, Zoti na ruajt, ndonjë tragjedi, ose katastrofë me viktima njerëzore. Se, ndoshta, kanë ardhur lajme të këqija në planin politik ose ekonomik.

Nuk ka asgjë nga e gjithë kjo. Bëhet fjalë për një lajm teknik që informon se çfarë kohe na pret të tre ditët e ardhshme (prej 27 deri më 29 prill 2015). Dhe, as që ka paralajmërime për ndonjë mot shumë të keq, por një parashikim krejtësisht të zakonshëm për periudhën e pranverës.

Parashikohet se do të ketë “kоhë të ndryshueshme dhe jostabile me reshje të kohë pas kohshme lokale”, me temperatura ditore që do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius. Që do të thotë, nuk ka asnjë arsye për të bërë panik. Siç e bën titulli, i cili pa nevojë e alarmon dhe e dezinformon opinionin se kanë ardhur “lajmet më të këqija”.

Poashtu, në artikull nuk është theksuar burimi i informatave, kështu që nuk është e qartë se prej ku janë marrë të dhënat që shfrytëzohen. Mirëpo, sipas mënyrës se si është plasuar lajmi, duket sikur është marrë nga agjencia informative shtetërore – MIA, ku materiali i njëjtë është publikuar një ditë më parë, në orët e pasdites (26.04.2015 më 17:38).

Materiali që e recensojmë e ka formën e njëjtë, vetëm se i është dhënë një titull budalla! Me siguri ideja ka qenë që të tërhiqet vëmendja e lexuesve, mirëpo është bërë një gabim i madh në konstruksionin e titullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button