Kthehen shtetasit e Maqedonisë të ‘robëruar’ në Stamboll

Pas 12 orë pritje mbi 400 shtetas të Maqedonisë të cilët kishin mbetur në Stamboll janë kthyer në Maqedoni. Pasaportat iu ishin kthyer, agjencia turistike e ka paguar borxhin prej 14.000 euro për qëndrimin në hotel dhe ata janë rrugës për në shtëpi.

Organizator i këtij turi për festat e majit ka qenë agjencia turistike “Jupiter”. Turistëve nuk iu janë dhënë pasaportat nga drejtuesit e hoteleve “Sevcan” dhe “Larion” deri sa nuk janë paguar të gjitha faturat nga agjencia “Jupiter”. Në të gjithë këtë punë janë përfshirë policia e Stambollit dhe konsullati i Maqedonisë në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Back to top button