Spice Girls bashkohen për ditëlindjen e David Beckham

Për ditëlindjen e 40-të të bashkëshortit të saj Victoria Beckham u përkujdes që festimi i shkëlqyeshëm të mbahet në qytetin e bukur Marrakesh të Morokos.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe anëtaret e grupit Spice Girls si dhe aktorja e njohur Eva Longoria.

Pas kthimit nga festa Victoria postoi një foto në instagram të cilën e titulloi “Spice Girls në Marrakech!”

Të njëjtën gjë e bëri edhe aktorja Eva Longoria por ajo që ishte më befasuese ishte fakti që ajo e deklaroi veten si anëtarja e pestë e grupit Spice Girls.

Lajme të ngjashme

Back to top button