Panair për punë dhe karrierë “Job Fair 2015″

Në organizim të Bordit të studentëve evropian për teknologji-BEST Shkup prej nesër deri më 7 maj në kompleksin e Fakulteteve teknike dhe të Fakultetit për dizajn dhe teknologji të mobileve dhe enterier do të mbahet edicioni i dytë i Panairit të 11-të me radhë për punësim dha karrierë-Job Fair Vol 2.

Panairi ka për qëllim t’u mundësojë studentëve të realizojnë kontakt të drejtpërdrejtë me kompanitë, të cilat janë në gjurmim për kuadër ambicioz dhe cilësor të punës dhe të vijnë deri në punë ose praktikë në një nga kompanitë udhëheqëse në Maqedoni.

“Në ditët të cilat janë paraparë për stenda, kompanitë do ta ekspozojnë punën e tyre, qëllime dhe nevoja në lidhje me kuadrin e kërkuar, ndërsa studentët do të mund të informohen më detajisht, të shtrojnë pyetje ose personalisht ta paraqesin CV-në e tyre. Janë paraparë edhe trajnime dhe prezantime nga ana e profesorëve dhe kompanive në tema më të ndryshme në të cilat studentët do të mund falas të marrin pjesë”, thonë organizatorët.

Të gjithë studentët e interesuar mund të informohen për programin dhe ta paraqesin CV-në e tyre në faqen zyrtare www.jobfair.org.mk, data bazë e të cilës është në dispozicion për kompanitë dhe studentët gjatë tërë vitit.

Edicioni i parë i Panairit të 11-të për punësim dhe karrierë Job Fair Vol 1 u mbajt më 9 dhe 11 mars në Fakultetin e ndërtimtarisë dhe arkitekturës në Shkup. Panairi shkaktoi interes të madh te studentët të cilët u njohën me mundësitë për punësim dhe praktikë te shumë kompani të suksesshme të vendit, thonë nga BEST.

Lajme të ngjashme

Back to top button