Kina dhe Rusia, ushtrim ushtarak në Mesdhe

Presidenti kinez, Xi Jinping pritet të vizitojë Rusinë, Kazakistanin dhe Bellorusinë gjatë një udhëtimi zyrtar.

Sipas ministrisë së jashtme kineze, Xi, do të ndalojë fillimisht në Kazakistan më 7 maj dhe më pas do të udhëtojë drejt Rusisë ku ai pritet të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë për fitoren e para 70 vjetëve të forcave sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Analistët thonë se Xi ka zhvilluar lidhje të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dy vendet, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndajnë qëndrime të njëjta në disa tema të ndjeshme, përfshirë edhe përkrahjen e regjimit të Bashar al Assadit në konfliktin në Siri.

Javën e kaluar, Kina ka njoftuar se flotat ushtarake detare do të mbajnë ushtrimin e parë të përbashkët në Mesdhe, gjatë këtij muaji.

Më 10 maj, Xi do e përmbledh turin e tij diplomatik me një qëndrim tre ditor në Bellorusi./Rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button