Incident në BFI, një grup personash sulmojnë këtë institucion (VIDEO)
Sot në selinë e BFI-së ka ndodhur një incident i rëndë ku një grup prej disa personave kanë sulmuar institucionin në fjalë dhe disa të punësuar në Bashkësinë Fetare Islame.
Nga BFI për Portalb e konfirmojnë rastin dhe thonë se janë sulmuar edhe disa persona duke punuar.
“Punëtorët e BFI-së u sulmuan nga një grup njerëzish të udhëhequr nga ish muftiu dhe ish sekretari I BFI-së”, shprehen për Portalb nga BFI.
Ish muftiu i Shkupit Ibrahim Shabani, i shkarkuar ditë më parë nga Rijaseti i Shkupit në një deklaratë për media para Bashkësisë Fetare Islame deklaroi se ato në këtë institucion nuk kanë hyrë me dhunë në BFI por ka hyrë në vendin e tij të punës dhe më pas situata është tejkaluar nga disa të punësuar në BFI.
Ai tha se Muftinia e Shkupit me grupin e hoxhallarëve do të formojë një komision i cili do të konstatoj gjendjen faktike dhe financiare të BFI-së. /Portalb
LEXO MË SHUMË
Fjalimi i Reisit në të cilin e qortoi Muftininë e Shkupit
BFI shkarkon Muftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani
Muftinia e Shkupit kërkon nga Sulejman Rexhepi të kërkojë falje publike
VIDEO e huazuar nga Alsat M