LSDM: Gruevski ose ka humb kontrollin me realitetin ose aktron

Nikolla Gruevski e vërejti “sa është ora” dhe për këtë u fsheh nga qytetarët dhe për festë vendosi ta anuloj rizgjedhjen e tij të turpshme dhe të dhunshme në parti” thuhet në njoftimin e LSDM-së, si reagim ndaj fjalimit të Gruevskit para delegatëve dhe mysafirëve në Kongresin e 15 të VMRO DPMNE-së në Kumanovë.

“I pranoi Gruevski dëshmitë nga projekti “E vërteta për Maqedoninë” që demaskuan fytyrën e tij të vërtetë dhe kriminale. I pranoi edhe politikat katastrofale, që nuk arriti t’i mbuloj me ndryshimet e shpeshtë të ligjeve, që bënë kërdi në çdo fushë. Pranoi edhe projektin absurd “Shkupi 2014” që solli mbi 600 milion euro në xhepat e familjes” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në të thuhet se vetëm Gruevski, ata që janë me të dhe grupi më i afërt nuk shohin se me të është çdo gjë e kryer”.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button