Portokallitë tallen me “indijanët” e Maqedonisë (VIDEO)

Emisioni numër një shqiptar “Portokalli” në “Top Channel”, përsëri kritikoi direkt pushtetarët në Maqedoni. Por kësaj radhe ata shfaqën revoltin e tyre lidhur me përgjimet ku shqipëtarët u quajtën “indijanë”. Në këtë këngë ata kritikojnë politikanët maqedonas në pushtet duke cekur se në telefonatat e përgjuara ata shajnë popullin shqipëtar prapa krahëve duke mos ditur se ata vet ç’janë.

“Maqedonët vesh më vesh, vetë e nxorën në shesh,

me përgjime janë marrë, prapa krahëve na kanë sharë.

Nëpër gojë shqiptarët morën, zorrët e barkut i nxorën,

ata që nuk dijnë se ç’janë, neve na quajn indijanë.

Kur ju erdhët në këto anë sytë sa njerëz ju panë,

veshur tirqe e xhubleta shqip ju thanë tungjatjeta.

Si zot shtëpie që ishim, ne ju ndamë ato që kishim,

por mirënjohje s’patët kurrë, ne me bukë e ju me gurrë.

Mburreni me shtet të stisur, maqedonë bythë grisur,

Shkup, Tetovë e Gostivar kanë qenë e do të jenë shqiptarë.”

Lajme të ngjashme

Back to top button