Tjetër disfatë për Milanin

Tifozët e Milanit po luten që ky sezon të përfundoj sa më shumë, pasi skuadra e tyre vazhdon t’i dëshpëroj gjithnjë e më shumë.

Ishte radha e Napolit, që pa problem ta marr ‘gjahun’ e plotë ndaj Kuq e Zinjëve. Kësaj radhe, napolitanët shënuan fitore 3 me 0, edhe pse patën mundësi për epërsi edhe më të thellë.

Që në fillim, De Sciglio ia vështirësoj skuadrës së Inzaghit punën, duke u ndëshkuar me karton të kuq, pas ndërhyrjes në Hamsik brenda zonës. Por, nga pika e bardhë, Higuain dështoj, pasi Lopez goditjen ia lexoi dhe ia priti.
Rosonerët rezistuan deri në minutën e 70, kur edhe filloj Napoli me golat. Madje, për 6 minuta, u shënuan tre gola, dy nga Higuain, në minutën e 70 dhe 74, deri sa sulmuesi italian, Manolo Gabbiadini shënoi golin e fundit.

Pas këtij rezultati, Milano është në pozitën e 10 me 43 pikë sa ka edhe Palermo një pozitë më poshtë, ndërsa Napoli është në vendin e katërt, me 59 pikë, katër më pak se Lazio që është e treta.

Lajme të ngjashme

Back to top button