Nikoliq: Serbia kurrë nuk duhet të njohë Kosovën

Gjatë javës së ardhshme presidenti serb, Tomislav Nikoliq do ia dërgoj platformën për Kosovën kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiqit, raporton b92.

Presidenti serb për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti” ka thënë se pret unitet në mesin e lidershipit serb kur vjen puna te Kosova.

Sipas Nikoliqit, nëse kjo platformë është e realizueshme apo jo, është e drejtë e qeverisë të vlerësojë.

Sipas tij, thelbi i kësaj platforme ka të bëjë me faktin se Serbia kurrë nuk duhet të njohë Kosovën, që ai e quan vijë e kuqe që nuk duhet kaluar.

Nikoliq thotë se në platformë përfshihet pikësynimi për krijimin e autonomisë së komunave serbe në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button