Grida Duma, reklamon detin grek në posterin e vjedhur nga Sarkozy

Grida Duma, kandidatja e koalicionit të djathtë në garën e 21 qershorit për Bashkinë e Durrësit bën gafën e parë elektorale. Në posterin e fushatës elektorale Duma reklamon pamjet e një deti grek, kauzë e cila është qendra e konfliktit me Shqipërinë, për shkak të marrëveshjes së 2010-ës me firmën e Lulzim Bashës si ministër i Jashtëm që cenon integritetin territorial të vendit tonë.

Ky është posteri elektoral i kandidates së Partisë Demokratike Grida Duma, ku në sfond të sloganit “Punë dhe Dinjitet” shfaqet deti Egje.

a

Zgjedhja për të përdorur një peizazh grek në posterin elektoral të Dumës vjen e pazakontë në kushtet kur Shqipëria ka pamje të rralla bregdetesh të cilat janë vlerësuar edhe nga media e agjenci turistike prestigjioze.

a

Por jo vetëm kaq. Sfondi dhe kompozimi i të gjithë posterit të fushatës është kopjuar nga ish-presidenti francez Sarkozy. Ky është posteri i Sarkozy për garën elektorale të vitit 2012 në Francë, i cili po ashtu është kritikuar në vendin e tij për të njëjtën arsye pasi kundërshtarët e tij zbuluan faktin që sfondi i posterit elektoral reklamon një det grek në vend të atij francez.

a

Kjo është një gafë e dyfishtë e kandidates së aleancës së djathtë Grida Duma, e cila jo vetëm shpërfill pasuritë tona natyrore, por mbi të gjitha përdor për fushatë një poster të kopjuar, raporton gazeta Shqiptarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button